Është takuar me Britney’in
Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 14:42
Këngëtarja Linda Halimi ka arritur të takohet dy ditë më parë me një nga yjet e muzikës pop në Amerikë, pikërisht me Britney Spears.
E gjendur në SHBA për shkak të 2 videoklipeve që do të realizojë atje, Linda ka mundur të takojë edhe një nga emrat më të njohur të muzikës botërore, siç është Lil Kim.
Se si i arriti këto takime, emocionet dhe detajet e tjera të tyre e zbulon sot ekskluzivisht në ‘Summer Pages’, përmes një interviste të shkurtër nga Amerika.