Zbardhet epitafi i famshëm i gladiatorit: Ma futi arbitri
Arbitrat po bëjnë namin në kohët moderne. Por duket se ka qenë kështu gjithmonë. Epitafi i një gladiatori të famshëm romak është dekoduar më në fund dhe ai zbardh një të vërtetë: Arbitri ia ka futur.
Në varrin e Diodorusit, që u varros 1800 vite më përpara në Turqi, thuhet se ishte një vendim i gabuar i arbitrit ai që bëri të humbasë betejën e madje edhe jetën.
Epitafi është zbërthyer nga Michael Carter i Brock University në Kanada. Sipas tij, Diodorusi ka arritur ta rrëzojë Demetriusin, por nuk e vrau. Në këtë moment arbitri ose summa rudis vendosi se Demetrius ishte rrëzuar për shkak të një aksidenti, ndaj kishte të drejtën të ngrihej, të kapte mburojën e shpatën dhe të niste betejën. Por Diodorusi i tërbua. Në epitaf shihet që ai mban dy shpata në dorë, çka tregon se Demetrius nuk ishte rrëzuar aksidentalisht. Por në momentin e hutimit, atij i vjen goditja fatale.
