Aktori Bekim Fehmiu do të prehet në Prizren
Aktori Bekim Fehmiu i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në Beograd do të prehet në Kosovë. Bashkëshortja e tij ka theksuar sot se trupi i aktorit të madh do të digjet siç ai e ka lëne amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij. Vetë aktori Bekim Fehmiu e la lënë amanet që trupi i tij të prehet në qytetin e Prizrenit për vetë faktin se edhe pse ai kishte lindur në Sarajevë në një familje me origjinë gjakovare, fëmijërinë e tij dhe rininë e kishte kaluar në këtë qytet.
Ndërkohë në Prishtinë do të organizohen ceremonitë shteterore përkujtimore. Në Teatrin e Prishtinës dhe në kinemanë e kryeqytetit, ku aktroi Bekim Fehmiu kishte kaluar kohën më të madhe gjatë pushimeve janë hapur librat e zisë.