Hungaria dhe Italia diskutojnë integrimin e Ballkanit në BE

Integrimi i vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian ka qenë në krye të axhendës së takimit të ministrit të Jashtëm të Hungarisë Janos Martonyi dhe homologut të tij italian, Franco Frattini.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Frattini tha se "shpresat janë të mëdha që Kroacia së shpejti të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian".
Martonyi tha se mesazhi i BE-së duhet të jetë se "dyert janë të hapura" për të gjitha vendet e rajonit.
Hungaria do ta marrë kryesimin e radhës me Bashkimin Evropian në janar, dhe një nga prioritetet kryesore të Budapestit është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.