Rusi, ndalohen broshurat që kritikojnë Putinin
Policia në qytetin rus Shën Peterburg ka konfiskuar sot 100 mijë kopje të një broshure e cila kritikonte kryeministrin Vladimir Putin.
Autorë të broshurës së titulluar "Putin, rezultatet 10 vjet pas", janë Boris Nemcov, një nga drejtuesit e koalicionit opozitar "Solidariteti", dhe ekonomisti Vladimir Milov.
Broshura duhej të shpërndahet në Shën Peterburg gjatë mbajtjes së një forumi ekonomik ndërkombëtar. Teksti përmbledh aktivitetet e Putinit gjatë 10 viteve të fundit, i cili gjithashtu ishte president në periudhën 2000-2008.