E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktori Dritan Boriçi: Biblioteka brenda Teatrit Kombëtar, e nevojshme

Aktori i njohur Dritan Boriçi ringre në kohë problematikën e ngritjes së një biblioteke brenda mjediseve të Teatrit Kombëtar në mënyrë që aktorët dhe regjisorët të njihen me vlerat kombëtare dhe botërore të artit të maskave.

Prej vitesh shprehet Boriçi kam kërkuar që Ministria e Kulturës dhe institucione të tjera të krijojnë në mundësi më tepër sesa biblioteka personale e një aktori apo biblioteka kombëtare të specifikuar për teatrin.

Dritan Boriçi e sheh reformën dhe rritjen e kualitetit të shfaqjeve me hyrjen e bibliotekës brenda Tempullit të Teatrit, ku njerëzit e teatrit të lexojnë dhe të njohin, të përdorin internetin, të kuptojnë se si zhvillohen teatrot e vendeve të rajonit dhe se si ato funksionojnë. Na duhet të kapim kohën vlerëson Pianisti shqiptar i Oqeanit vetëm duke bashkëpunuar, vetëm duke pasur njohje pasi Dituria është shpëtim për teatrin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›