Aktori i Holluvudit, Charlie Sheen në burg
KALIFORNI-Aktori i njohur Charlie Sheen ka kaluar natën e Krishtlindjeve në qeli. Ai është arrestuar në Aspen të Kalifornisë, ku ndodhet nje kamp skiatoresh pasi akuzohet për dhunë dhe kërcënim të bashkëshortes së tij të tretë. Sipas faqes online Web Radar Sheen është arrestuar pas një sherri të madh me Brooke Mueller, gruaja e tij e tretë, me të cilën u martua në 2007. Cifti kishte shkuar në këtë lokalitet kalifornian për të kaluar Krishtlindjet. (s.g/BalkanWeb)