Dhurata e fundvitit nga Manjola Nallbani
TIRANE- Ka thyer heshtjen këtë prag të Vitit të Ri. Një këngë e re shoqëruar nga një klip, që sipas konfirmimeve të para, ka marrë vlerësimet maksimale. Kjo pasi këngëtarja e mirënjohur, Manjola Nallbani, kur vendosi të rishfaqej me një klip të ri, e mendoi mirë: jo thjesht një këngë më tepër në karrierën e saj apo një hapësirë më shumë në televizionet muzikore, por një këngë me të cilën do të shfaqte Manjolën e vërtetë! E këtë herë nuk ka goditur vetëm kënga e klipi, por gjithë performanca e artistes, ku shfaqet më në formë se kurrë. Kënga “Shprehi e vjetër” në fakt rastisi me fat për Manjolën qysh në prezantimin e parë që ajo ka pasur me të. Këtë verë në Festivalin e Ohrit, këngëtarja Nallbani u vlerësua për të njëjtën këngë me çmimin “Për kontribut në muzikën ballkanike”. (bluetooth/BalkanWeb)