E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktori i bashkohet “Foltores” para Kryeministrisë, Liçaj: Këta ja fusin njëri-tjetrit! Ka filluar të japë Elisën për një kalë

Aktori Neritan Liçaj i është bashkuar “Foltores” së PD para Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë dhe të mos lejojnë regjimin t’u vjedhë dinjitetin.

“Ka filluar të japë Elisën për një kalë. Këta ja fusin njëri tjetrit sepse vetëm kështu dinë të bëjnë. Por Atdheu nuk është vetëm një copë tokë. Unë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që nuk kanë protestuar asnjëherë se nuk ka gjë më të bukur se të dalësh përballë shtetit dhe t’i thuash nuk ke asgjë çfarë të bësh! U bëj thirrje të dalin në protestë, ‘dilni sepse Shqipëria është në rrezik. Sa herë hap gojën është kapak pusete. Shqiptarët duhet të dalin në shesh të tregojnë forcën që të rifitojnë liritë”, tha ndër të tjera Liçaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›