E Martë, 3 Nëntor 2026

Aktori i humorit, Dule: Eksperienca në Fest 62, eksperiencë e bukur por e vështirë

Aktori i humorit, Xhuliano Dule ka rrëfyer emocionet e tij përgjatë katër netëve në festivalin 62 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i cili e shoqëroi atë me batuta pikante.

Duke iu referuar humorit dhe batutave, aktori Dule tha se humori i errët shumë pak njihet në Shqipëri dhe nuk ka një traditë të caktuar për të.

“Për mua ka qenë shumë e vështirë, por shumë e bukur. Një eksperiencë e re. Edhe për publikun ka qenë një gjë e re sepse humori i errët nuk është se ka një histori të gjatë”, u shpreh ai në Këndin e Radio Tiranës në RTSH 24.

Megjithatë, Dule u shpreh se kjo ka qenë një eksperiencë e bukur për të edhe pse e vështirë.

“Për mua ka qenë një eksperiencë shumë e bukur por shumë e vështirë si të gjitha gjërat që bëhen në stand up comedy”, nënvizoi Dule, ndërsa shtoi se në rastet kur publikun nuk arrin të kuptojë batutuën “nuk është kurrë faji i publikut, kam gabuar, kam gabuar unë.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›