E Martë, 3 Nëntor 2026

Nata finale e Fest 62- Zgjidhet fituesi i Festivalit dhe përfaqësuesi në Eurovizion

Sot është nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH ku do të zgjidhet fituesi i edicionit të 62 nga juria me 11 anëtarë profesionistë.

Në skenë sot do të përformojnë 22 këngëtarë, 8 prej të cilëve janë artistë të rinj debutues. Por në garën për në Eurovizion do të jenë të 31 pjesëmarrësit e këtij edicioni dhe do të jetë vota e teleshikuesve që do të përcaktojë përfaqësuesin e Shqipërisë në kompeticionin europian.

Ndërkohë natën finale të Fest 62 do të kenë mundësi ta ndjekin gjithë shqiptarët e rajonit, pasi do të transmetohet drejpërsëdrejti në disa televizone publike, në vendet ku ata jetojnë.

Për teleshikuesit nga Kosova, nata e fundit e festivalit do të transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës ndërsa tre netët e kaluara janë transmetuar në kanalin muzikor të RTK-së.

Nata finale e Fest 62 do të transmetohet drejpërsëdrejti  edhe në Maqedoninë e Veriut përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe.

Për herë të parë në historinë e festivaleve, nata finale e Fest 62 do të transmetohet edhe në Malin e Zi në kanalin shqip të radios së Malit të Zi, i vetmi kanal atje që transmeton shqip 24 orë.

Lista e këngëtarëve që do të performojnë sonte në natën finale:

  1. Kastro Zizo – 2073
  2. Mal Retkoceri – Çmendur
  3. Erina & The Elementals – Jetën n’skaj
  4. Melodajn Mancaku – Nuk jemi më
  5. Tiri Gjoci – Në ëndërr  
  6. Kleansa Susaj – Pikturë
  7.  Irma Lepuri – Më prit
  8. Festina Mejzini – Melos
  9. Eldis Arrnjeti – Një kujtim
  10. Martina Serreqi – Vetëm ty
  11. Besa Krasniqi – Esenciale
  12. Sergio Hajdini – Uragan
  13. Olimpia Smajlaj – Saj
  14. Anduel Kovaçi – Nan’
  15. Michela Paluca – Për veten
  16. Peter Pan Quartet – Një herë
  17. Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
  18. Arsi Bako – Zgjohu
  19. Elsa Lila – Mars
  20. Andi Tanko – Herë pas here
  21. Shpat Deda – S’mund t’fitoj pa ty
  22. Big Basta & Vesa Luma – Mbinatyrale

/RTSH/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›