E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktori i serialit “Glee”, Cory Monteith gjendet i vdekur në hotel

Monteith, i cili luajti rolin e Finn Hudson në seritë e televizionit “FOX”, është gjendur i vdekur të shtunën në dhomën e hotelit “Fairmont Pacific Rim” në Vancouver.

Cory që sapo kishte dal nga rehabilitimi për shkak të ndikimit të substancave narkotike, për herë të fundit ishte fotografuar së bashku me të dashurën e tij Lea Michele.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia e Vancouverit gjatë një konference për media të shtunën mbrëma.

Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes, por mediat amerikane kanë bërë të ditur se ai nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor, ndërsa rezultatet e autopsisë do të dalin të hënën. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›