Rugova, ‘Kopshti i Eden’ në Kosovë
KOSOVE - Pasi ke lënë pas qytetin e Pejës, Gryka e Rugovës, një mrekulli e pashoqe e natyrës, duket se të uron mirëseardhjen. Rruga panoramike nën kreshtat e shkëmbinjve të lartë të fut në boten e “mistereve” që natyra ka ditur ti fal vetëm Rugovës. Rrjedha e Lumabardhit me ujërat e kristalta që burojnë mes shkëmbinjve e të shoqërojnë për në bjeshkët mahnitëse përmes alpeve, atje ku bjeshkët e Rugovës duket se takohen me qiellin. Mes livadhesh natyral e bjeshkëve mistike,të gdhendura mjeshtërisht nga nëna natyre, zbukuruar me bredhat e moçëm e hijerënde, plot freski dhe mister.
Rugova shpaloset krenare në trevat etnike shqiptare,si princeshë e mrekullive të natyrës,me tërë fuqinë e magjisë që ajo përcjellë.
Vetë natyra,me bukuritë e saj magjepse,duket se të urojnë mirëseardhjen në 13 fshatrat e vargmaleve mahnitëse të Rugovës, në mesin e të cilave shtrihet Boga. Dikur të braktisura nga banorët e tyre në kërkim të një jetë më të mire, sot Rugova ka marr gjallërinë e dikurshme. Banorët kanë filluar të pendohen për "tradhtinë" që i bënë vendlindjes, duke u rikthyer, tashmë jo vetëm për vete ,por dhe për mysafirët e shumtë që vijnë për të mos harruar të rikthehen serish!
Rugovasit të ndikuar nga fryma e civilizimit,duket se e kanë tradhtuar veshjen e tyre tradicionale,por jo mikpritjen,bujarinë dhe traditat e lashta të malësorëve,në një prej tre majave të Ballkanit, siç ndryshe njihet, Rugova.
Bujtinat karakteristike të zonës,ndërtuar mes malesh dhe në harmoni të plotë me natyrën, duket sikur të urojnë mirëseardhjen në Rugovën e lashtë të kreshnikëve të maleve, atje ku legjenda thuhet të jetë ndërtuar mbi ngjarje të vërteta.
Larg fjalëve të bukura që shpesh të imponohen nga kamerat, pushuesit në Rugove shprehen të mahnitur nga natyra me bukuritë e saj të rralla, aty ku ndërthuren si në kryeveprat e pikturës, majat e larta, pyjet e dendura, lëndinat e lulëzuara dhe gurgullimat e përrenjve dhe burimeve me ujin e "akullt" e të kristaltë.
Rugova është e bukur jo vetëm për të rinjtë,Ajo josh edhe të moshuarit, të cilët ajrin e pastër nga "kondicioneri" natyrë, e konsiderojnë si kurativ për rrugët e fryme-marrjes, të lodhur nga vitet dhe tymrat e zonave të industrializuara urbane.
Baca Bajram është një shqiptar i Kosovës i rritur në Turqi,aktualisht jeton në Belgjike. Vetë natyra e Rugovës e rikthen atë çdo vit si dallëndyshet që ndjekin pranverën, por ai rikthehet sepse aty është vendi i të parëve, është Rugova e Tij, në Kosovën e lire, në Kosovën e pavarur.
Bujtinat që po ngrihen ngadalë, mes peisazheve magjike të Bjeshkëve të Rugovës, presin çdo ditë me qindra mysafire, jo vetëm nga Kosova e Shqipëria, por edhe nga Europa dhe USA.
Një eksperiencë austriake e ndërthurur me atë vendase,një kombinim perfekt mes tradicionales dhe modernes: hotel “Magra- Austria”, me i madhi i këtij lloji në vargmalet e Rugovës pret e përcjell çdo ditë pushuesit, të cilëve u ofrohet mundësia për t’u ushqyer e për të kaluar natën si rrallëherë në netët e tyre, larg qytetërimit të zhurmshëm dhe smogut vrastar.
Teksa qëndrojmë para hotelit, diku në një cep shikojmë lëvizjet e çuditshme të disa njerëzve. Ata bëjnë ushtrime gjimnastikore dhe relaksuese për të larguar stresin e akumuluar nga ditët e mundimshme, pa qenë nevoja e përdorimit të medikamenteve. Mikpritësit tregojnë se eksperienca e sjelle nga Austria ka funksionuar. Gjithashtu sëmundjet e mushkërive kane gjetur një tjetër “ilaç” në këtë hotel, ndërsa SANA një bare që gjendet në lartësitë mbi 1500 metër mbi nivelin e Detit është një tjetër mundësi për trajtimin dhe relaksimin e sistemit muskulo-skeletore, mundësi këto që ofron kjo bujtine, në mesin e maleve te Rugovës.
Pronari i këtij hoteli, Skender Thaçi nga Shqipëria, i apasionuar pas maleve, nuk resht së shpjeguari për Rugovën, rugovasit dhe mikpritjen e tyre.
Ecja malore, ajo sportive,ngjitjet alpine dhe kalërimet të joshin duke e ngulitur thellë në mendjen e çdo vizitori, Rugovën e të sotmes dhe të shkuarës!
E njohur si djep mitesh e legjendash, Rugova vijon te pres e te përcjellë vizitorët e saj, të cilët nga viti në vit sa vijnë e shtohen, ndërsa rugovasit presin krahëhapur kryesisht vëllezërit shqiptarë.
Vera me lulet e shumëllojshme të lëndinave që lëshojnë aromën gjallëruese, pyjet e bredhit, kreshtat e maleve me borën që ende nuk ka shkrirë dhe Bjeshkët e Namuna, vijojnë të presin vizitorët, të cilët si askund tjetër mrekullohen nga bukurit e natyrës, dhe nga mikpritja e banorëve fisnikë të Rugovës.
(er.nu/news24/BalkanWeb)