Aktori korçar, Andrea Pepi feston 70-vjetorin e lindjes

Aktori dhe shkrimtari korçar Andrea Pepi feston 70 vjetorin e ditëlindjes. Ai lindi në qytetin e Korçës në vitin 1950. Gjimnazin e kreu tek shkolla Raqi Qirinxhi periudhë kjo gjatë të cilës u aktivizua në teatrin profesionit. studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të arteve fakulteti i Artit Skenik në vitin 1973.
Andrea Pepi një artist i cili ka dhënë shumë jetës së teatrit jo vetëm në qytetin e Korçës por edhe më gjërë. Gjithashtu ai njihet për krijimtarinë e tij me novela, tregime, kujtime e përralla. Vajza e tij Ilda Pepi por edhe bashkëpuntorja e tij në fushën e letërsisë Gerta Badilli kanë një urim të veçantë duke i uruar përvjetorin e lindjes.