E Enjte, 5 Nëntor 2026

Java e festave kombëtare, ekspozitë në muzeun e Pogradecit

Ne Muzeun Historik te qytetit te Pogradecit kane qene te pranishem nxenes nga te dy ciklet si ai i arsimit te mesem te ulet dhe te mesem te larte  në kuadër të muajit Nëntor si muaji i festave kombëtare, ku kane vizituar  ambientet e Muzeut Historik.

Nëpërmjet fotografive si dhe materialeve të ndryshme të ekspozuara në vitrinat e muzeut, ata u njohën me historinë e popullit tonë, materialet arkeologjike si dhe morën informacione të padëgjuara më parë duke zgjeruar njohuritë për historinë e vendit të tyre.

Sipas Pergjegjeses  se Muzeut Historik znj.Froseda Tola  e cila u shpreh se ne do të bëjmë të pamundurën që brezi i ri të njohë thellësisht historinë e të parëve tanë, duke marrë vlerat më të mira për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të lumtur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›