E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajnshtajni rrëzohet sërish, neutrinot më të shpejta se drita

Share

Edhe me një eksperiment të përmirësuar, sërish përfundimi ka qenë i njëjtë. Neutrinot udhëtojnë më shpejt se drita dhe kjo rrëzon teorinë e Ajnshtajnit. Shkencëtarët në laboratorin më të madh të fizikës në botë kanë ripërsëritur eksperimentin që ngjalli aq shumë dyshime dhe kanë arritur në të njëjtin përfundim. Neutrinot janë më të shpejta se drita dhe ky përfundim rrëzon një nga principet bazë të fizikës moderne.

Eksperimenti ishte kritikuar pasi ishte deklaruar se ishte përdorur një tufë e madhe me neutrino. Shkencëtarët e CERN-it e kanë ripërsëritur eksperimentin me më pak neutrino dhe rezultati ka qenë njësoj. Shkencëtari i njohur, Bajen Koks, thotë se ky do jetë zbulimi më i madh shkencor i të gjitha kohërave. Neutrinot udhëtojnë 60 nanosekonda më shpejt se drita në një distancë nga laboratori në Zvicër deri në Gran Sasso në Itali.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›