Padi për komshiun: Ma ngordhi pulën në dru. Ja zënkat më të shpeshta
Gjermani Hans-Jyrgen P. e shtrëngon fort pulën pas vetes. Nuk do ta humbasë dhe atë siç humbi Shloterloten, pulën e tij të preferuar. Thotë se është tronditur kur ka parë se si komshiu e tij e godiste Shloterloten me një dërrasë derisa ajo ngordhi. Për këtë arsye Hans-Jyrgen ka ngritur një padi dhe prokurori i shtetit kërkon 150 euro dëmshpërblim nga komshiu vrasës. Gjyqi ka nisur. I akuzuari thotë se e ka parë vetë Hans-Jyrgenin duke mbytur pulën.
Gjeni më poshtë pesë arsyet se përse bëjnë më shumë sherr komshinjtë:
1.Zhurma, për shembull festat, fëmijët, kafshët etj.
2.Aromat, për shembull duhani ose zgara.
3.Pastrimi, për shembull heqja e plehrave apo pastrimi i shkallës.
4.Kufinjtë e pronës. Zakonisht bëhet sherr për pemët që kalojnë kufirin kur bëhen të mëdha.
5.Investimet në pronë.
