E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktori që dëshiron të jetë Elton John

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 21:00

Elton John ka marrë një ofertë nga një aktor i famshëm, i cili është i interesuar për të luajtur rolin e protagonistit në filmin autobiografik “Rocketstar” që këngëtari britanik ka në plan të prodhojë.

Aktori në fjalë është James McAvoy, protagonist i filmit ‘X-Men-First Class’. John dhe McAvoy kanë punuar edhe më parë bashkë në filmin e animuar “Gnomeo dhe Juliett”, ku aktori ka dubluar zërin e protagonistit, ndërsa këngëtari ka bërë disa pjesë muzikore për filmin.

Elton John nuk ka zgjedhur ende se kush do të jetë regjizori i këtij filmi. Është konfirmuar vetëm se skenari do të realizohet nga Lee Hall.

Producentët e filmit do të jenë David Furnish (partneri i Elton John) dhe Steve Hamilton Shaw. /tch/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›