E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet partneri i Inis Gjonit

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 21:08

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në orët e mbrëmjes pranë ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

Nga informacionet e fundit mësohet se viktima është shtetasi Arjan Selimi, partneri i artistes së njohur Inis Gjonit.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se 38-vjeçari ishte duke ecur në këmbë kur papritur është qëlluar me armë zjarri.

Sipas burimeve, Selimi ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që një person tjetër që ishte me të është plagosur.

Ende nuk ka ndonjë të dhënë për autorët e vrasjes së Selimit, e cila ndodh në një moment kur partnerja e tij, Inis Gjoni, është shtatzënë.

Arjan Selimi është gjithashtu një emër i njohur për forcat e policisë, si person i përfshirë në trafikun e drogës.

Ai u arrestua disa vite më parë bashkë me persona të tjerë nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Kompas”.

Operacioni në fjalë u krye me kërkesë të autoriteteve amerikane, pasi Selimi ishte pjesë e një grupi që trafikonte lëndë narkotike drejt Shteteve të Bashkuara. /tch/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›