E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktori që vdes në çdo film

Atë e kanë vrarë shumë herë, madje edhe është mbytur, por kurrë nuk ka vdekur, përkundrazi është një nga meshkujt më të gjallë dhe më të dashur në botë.

Leonardo DiKaprio ka ditur të rrëmbejë zemrat dhe simpatinë e publikut, që prej debutimit të parë në vitin 1993 te filmi “This boy’s life”. Me karizmin, bukurinë, mjeshtërinë e aktrimit dhe një rrogë 20 milionë dollarëshe në vit, ai i ka dhuruar kinemasë botërore skenat më prekëse dhe ato më të fuqishmet.

Fakti, që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe që disa e quajnë me të qeshur “mallkimi i Leos”, është ai se në shumicën e roleve të luajtura prej DiKaprios, ky vdes ose vritet, duke marrë përmasa heroike, sipas ikub.

Ja disa prej filmave ku aktori i famshëm, është dergjur i vdekur, i vrarë apo i mbytur tragjikisht./Indeksonline/


1. “The Quick and the Dead”(1995)

2. “Total Eclipse”(1995)

3. “Romeo and Juliet”(1996)

4. “The Departed”(2006)

5. “Blood Diamond”(2006)

6. “J. Edgar”(2011)

7. “Django Unchained”(2012)


8. “Titanic” (1997)
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›