Engjëllushja "dashuron" vetveten

Supermodelja braziliane Gisele Bundchen ka deklaruar para gazetarëve se është shumë e lumtur me veten, dhe se nuk ekziston as edhe një pjesë e trupit të saj të cilën ajo nuk e pëlqen.
Engjëllushja e “Victoria’s Secret” e cila ka dy fëmijë me bashkëshortin Tom Brady, thotë se është e lumtur me bukurinë që i ka dhuruar natyra, përkundër faktit që në fillim të karrierës kishte marrë mjaft kritika në lidhjen me linjat trupore.
“Çfarë më pëlqen në fytyrën time? Faqet e mija. Çfarë nuk pëlqej? Asgjë. Nuk po them se jam e bukur por thjesht më pëlqen gjithçka tek vetja”, ka deklaruar Bundchen./Indeksonline/