E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkepunimi Shqiperi-Maqedoni

Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes maqedonase Talat Xhaferri, gjatë vizitës në Tiranë deklaroi se të dy vendet janë duke menduar që pas vitit 2014 të marrin pjesë në misione paqeruajtese të përbashkëta, duke ulur kështu edhe kostot financiare.

Xhaferri tha se Maqedonia ofron per Shqiperine qendrat e saj stervitore. "Ne jemi të gatshëm që edhe në formatin post ISAF 2014, të vazhdojmë të jemi pjesë e kontributit të forcave të përbashkëta aleate. Ne kemi bërë ofertë që kapacitetet tona stërvitore të shfrytëzohen edhe nga Ushtria Shqiptare", tha Xhaferri. Ministri shqiptar i Mbrojtjes ofroi mbeshtetjen e Shqiperise per anetaresimin e Maqedonise në NATO. Arben Imami u shpreh optimist për gjetjen së shpejti të një zgjidhjeje për çështjen e emrit të Maqedonisë, për t'i hapur rrugë edhe anëtarësimit në organizaten e Atlantikut Verior. "Çështja e parë dhe më e rëndësishme është padyshim integrimi i Maqedonisë dhe rajonit në strukturat e Atlantikut të Veriut, në NATO. Republika e Shqipërisë ka një qëndrim të palëkundur që Maqedonia duhet të jetë një vend anëtar i NATO. Kështu që çështja e emrit, e cila ka qenë pengesa e vetme për Maqedoninë do të gjejë zgjidhje sa më të shpejtë", tha Imami. Te dy ministrat theksuan mbeshtetjen qe duhet t'i japin Kosoves për te marre pjese ne te gjitha iniciativat ushtarake ne rajon, si edhe kane përshëndetur marreveshjen Beograd-Prishtinë, si nje lehtesinm per rajonin. Ata thane se, Kosova duhet te marre rol aktiv ne keto iniciativa. Zoti Talat Xhaferri ka patur edhe nje takim me presidentin e Republikes Bujar Nishani, ku në qendër të bisedimeve ka qene bashkëpunimi midis dy vendeve si edhe forcimi i sigurise ne rajon.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›