Aktorja Anxhelina Zholi lind binjakë
Aktorja e Hollivudit Anxhelina Zholi lindi binjakë në një spital në jug të Francës. Mjeku që ndihmoi gjatë lindjes së binjakëve, doktor Majkëll Susman, i tha agjencisë së Lajmeve Associated Press se aktorja, bebet e porsalindura dhe partneri i saj, aktori Bred Pit, janë të gjithë mirë.
Doktor Susman tha se aktorja Zholi lindi një djalë Knox Leon dhe një vajzë Viviene Marcheline mbrëmë me operacion. Ai tha se djali peshonte 2.28 kilogram ndërsa vajza 2.27. Bashkëshorti i saj Bred Pit ishte i pranishëm gjatë operacionit i cili u zhvillua në një spital në Nice të Francës.
Doktori tha se operacioni u bë para datës së caktuar për arsye
mjekësore, në mënyrë që fëmijët të lindeshin në gjendjen më të mirë shëndetsore
të mundur. Anxhelia Zholi pritet të qëndrojë në spital edhe ca ditë të tjera. //ad//