Megi Ajtyresa jashtë “Summer Tour” të FRESSH
Forumi Rinor Eurosocialist ka vijuar dje "Summer Tour" në qytetin e Durrësit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Në takimin e djeshëm, i cili drejtohej nga anëtarja e asamblesë socialiste, Ajola Xoxe, ra në sy mungesa e koordinatores së Përgjithshme të FRESSH-it, Megi Ajtyresa. Ajtyresa, e cila u zgjodh në krye të këtij forumi në tetor të 2006, duket se është mënjanuar nga ky funksion. Edhe pse ka qenë propozim i kryetarit të PS-së, Edi Rama që një nga aktivistët e shoqërisë civile nga qyteti i Shkodrës të zgjidhet në krye të forumit rinor socialist, sot Ajtyresa duket se nuk e gëzon këtë mbështetje. Ajtyresa erdhi në krye të FRESSH pas mënjanimit të Gjergj Kojës dhe deklaratave të hapura të tij ndaj kryetarit socialist rreth menaxhimit, që ky i fundit po i bënte këtij forumi. Por pas dy vjetësh, duket se gjërat brenda forumit nuk kanë shkuar ashtu siç edhe pritej, kur jemi vetëm një vit para fushatës elektorale të 2009. Ka qenë një propozim i kryesisë dhe asamblesë socialiste për një riorganizim të forumit. Për këtë qëllim, asambleja ka mandatar Ajola Xoxën që të bëjë riorganizimin e forumit, i cili në vjeshtë do të kalojë në zgjedhje të reja të strukturave drejtuese të tij. Starti i këtij rinovimi ka filluar me nismën "Re-FRESSH Summer Tour - Për Politikat Tona Vendosim Ne", ku do të zhvillohen disa takime në të gjitha qytetet kryesore të vendit me qëllim rizgjimin e të rinjve dhe aktivizimin e tyre përpara fushatës zgjedhore të vitit 2009.
Takimi
Takimi i djeshëm u zhvillua në zonën e Vollgës me mbështetjen e bashkisë së këtij qyteti dhe degës së Partisë Socialiste. Ajola Xoxa, gjatë fjalës së saj, duke folur për keqqeverisjen e maxhorancës aktuale e vuri theksin "tek absurdi i Qeverisë aktuale, e cila edhe vetë nuk ka besim te produkti që nxjerr, sikurse janë shërbimet publike, në një moment kur ministri i Arsimit i dërgon fëmijët e tij të mësojnë jashtë, apo homologu i tij i shëndetësisë, i kuron gjithashtu familjarët larg Shqipërisë". Më pas, Sokol Kondi i shpjegoi të rinjve nismën dhe i ftoi ata të bëhen pjesë e saj, duke kontribuar me sa më shumë ide për përpilimin e programit politiko-rinor "nga ne për ne", si dhe i nxiti ata të bashkëpunojnë me gazetën e re "FRESSH Papper" që do të botohet së shpejti.