Berisha-Solana, pakt ushtarak me BE
Shqipëria zyrtarizon dërgimin e 62 trupave ushtarake në Çad.
ADI SHKEMBI
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Havier Solana, dhe kryeministri Sali Berisha firmosën dje marrëveshjen për dërgimin e një kontingjenti në këtë vatër luftimesh. Marrëveshja mes palës shqiptare dhe asaj të BE-së u nënshkrua në selinë e Ministrisë së Jashtme franceze. Të pranishëm gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner dhe ministrin ynë i Jashtëm, Lulzim Basha. Në kuadër të operacionit EUFORChad/RCA, Shqipëria do të kontribuojë me një kompanie prej 62 ushtarësh. Sipas njoftimit zyrtar për shtyp, "kjo shënon edhe pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në një operacion të BE-së dhe një kontribut i saj në politikën e përbashkët evropiane të sigurisë e mbrojtjes". Kuvendi e ka miratuar paraprakisht marrëveshjen për dërgimin e trupave në Çad. Ushtarakët shqiptarë do jenë në komandën drejtuesve të ushtrisë franceze, e cila do të drejtojë operacionin e trupave paqeruajtëse në Çad. Gjatë pasdites së djeshme kryeministri Berisha mbajti një fjalë në samit, duke theksuar se Tirana zyrtare mbështet procesin e Barcelonës. "Ne besojmë se forcimi i dialogut politik dhe bashkëpunimit në të dy brigjet e Mesdheut është i domosdoshëm jo vetëm për Evropën, por ai ka edhe dimension global. Rajoni ynë është rajon i zhvillimeve të mëdha, i kulturave e qytetërimeve sa të lashta aq edhe të larmishme, por edhe i konflikteve pa zgjidhjen e së cilave paqja në botë nuk mund të jetë e sigurt", theksoi kreu i qeverisë. Duke iu referuar zhvillimeve në vend kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria, duke shfrytëzuar ndryshimin e madh të pësuar në këto 16 vite, tani është gati të ndajë përvojën e saj me secilin nga vendet anëtare të Bashkimit për Mesdheun. "Gjatë këtyre tre vjetëve të fundit, duke shndërruar reformat në perpetual mobile të saj, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE dhe po e zbaton atë me sukses. Më 3 prill të këtij viti mori ftesën për anëtarësim në NATO dhe më 9 korrik u nënshkruan në Bruksel protokollet e aderimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO", u shpreh kreu i qeverisë. Sipas tij, "duke shpresuar që vendet anëtare të ratifikojnë me përparësi protokollin e aderimit të Shqipërisë në NATO dëshiroj t'i siguroj ato se ne jemi të vendosur plotësisht të vazhdojmë reformat e thella e të gjithanshme dhe se me politikën tonë të jashtme do vazhdojmë të mbetemi një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon e më gjerë".
Berisha tregon ikonën e bashkëjetesës fetare
Në fjalën e mbajtur në këtë samit, kreu i qeverisë vuri theksin te toleranca fetare që ekziston në Shqipëri. Madje, kreu i qeverisë për të konkretizuar këtë bashkëjetesë fetare në vendin tonë, u tregoi të pranishmëve në samit një ikonë e cila ndodhet në Berat, ku është Shën Maria me foshnjën e saj dhe në krah dy minare. "Në Shqipëri është një qytet i lashtë që quhet Berat, i cili pak ditë më parë hyri në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në këtë qytet ndodhet një kishë e shekullit të 16-të që unë e vizitoj shpesh, sepse njëra prej ikonave të bukura të saj, një foto të cilës e kam marrë sot me vete dhe po jua tregoj këtu, paraqet Shën Marien me foshnjën Jezu në krah dhe në të dyja anët e saj ndodhen dy minare, dëshmi kjo e një respekti të thellë e të palëkundur të shqiptarëve për besimin e njëri-tjetrit. Simbol i tolerancës sonë të shkëlqyer fetare", theksoi Berisha.