E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorja e bukur bën publike vesin e saj

Çdo njeri e ka një Huq. Olivia Munn është e njohur si një bukuroshe e zgjuar dhe seksi. Aktorja e bukur dhe ylli i filmit Mighty Mike ka pranuar se po vuan nga çrregullimet anksioze, nduk qerpikët. Nuk i kafshoj thonjtë e mi, por i nduk qerpikët, pranoi Olivia, shkruan The New York Daily News. Nuk më dhemb, por kjo është disi e habitshme. Çdo herë kur dal nga shtëpia, unë duhet që të ndalem dhe të nduk disa prej tyre pranoi ajo. Ky çrregullim është i njohur si Trichoillomania dhe shfaqet jo vetëm me ndukjen e qerpikëve dhe flokëve, por edhe të vetullave.

Olivia thotë se kjo sëmundje  i ka ardhur  për shkak të traumave të fëmijërisë kur bashkëmoshatarët ishin armiqësor ndaj saj. Duke pasur parasysh se shumë shpesh  prindërit e saj shpërnfuleshin ,nuk kishte një vend të përhershëm të qëndrimit por, as miq të përhershëm. Gjithmonë  i është dashur të krijoj miqësi nga fillimi dhe të përballet me shumë fëmijë, të cilët talleshin me të.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›