E rrallë: Majmuni i kërkon vizitorit të hapë derën (VIDEO)
Shimpanzetë janë inteligjente dhe gjithmonë kanë arritur të komunikojnë me njerëzit. Por kjo video befasuese tregon se sa e dëshpëruar është një shimpanze për tu arratisur nga kopshti zoologjik.
Në video shihet se si shimpanzeja i kërkon vizitorit me shenja që të hapë derën në mënyrë që ai të lirohet.
Video është regjistruar në Welsh Mountain Zoo në Britani dhe Alex Bailey, që e ka bërë regjistrimin, thotë se shimpanzeja duket sikur flet me gjuhën e shenjave, duke bërë shenjën e fjalës portë.
Kjo nuk është e para shimpanze që flet gjuhën e shenjave. Washoe, një shimpanze e ngordhur në vitin 2007, mësoi 350 fjalë.