E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorja e filmit anti-Islam: Producenti na ngriti kurth!

Sindi, një pastore me kohë të pjesshme, thotë se iu përgjigj thirrjes për të luajtur në një film që ajo mendonte se kishte të bënte me Egjiptin e para 2000 vjetëve.

Në një intervistë për “CBS2”-në, ajo shprehet se nuk ia kishte idenë që filmi e përshkruante Muhamedin në atë mënyrë dhe se edhe skritpti i cili iu ishte dhënë titullohej “Luftëtarët e Shkretëtirës” dhe jo “Pafajësia e Myslimanëve”.

Ajo thotë se gjithçka është kthyer në një makth për të. “Kush mund ta dinte se do të përfundonte kështu?.”

Sindi i telefonoi producentit të filmit, një që thirret me emrin Sam Bacile, i cili kishte deklaruar se ishte zhvillues i pasurive të patundshme në Los Anxheles.

““Si na e bërë këtë Sam?”, i thashë. “Ky nuk është faji juaj – më tha – Tregojini botës që unë e kam shkruan skriptin...Jam i lodhur nga radikalët myslimanë që vrasin njerëz””.

Sindi, e cila thotë se retorika anti-myslimane i është shtuar filmit pas produksionit, nënvizon se planifikon të ngrejë një aktpadi kundër producentit të filmit.

Vrasja e Ambasadorit amerikan në Libi dhe tre zyrtarëve të tjerë, fillimisht u shikua si pasojë e këtij filmi, ndërsa tani, zyrtarët amerikanë, dyshojnë se grupe terroriste kanë përfituar nga “tymnaja” e krijuar nga protestuesit për të çuar në vend planet e tyre ogurzeza.

/Start/ F. Prroni/

                                                                                             2012-09-15 13:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›