E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney ashpërson kritikat ndaj Presidentit Obama

Sfiduesi republikan presidencial, Mitt Romney, ashpërsoi kritikat e tij ndaj presidentit Barack Obama, duke thënë se presidenti ka tendencën të thotë gjëra që nuk janë të vërteta.

Në një intervistë për kanalin ABC News, Romney tha se pret që Obama të thotë gjëra që nuk janë të sakta gjatë tri debateve presidenciale në tetor.

Romney tha gjithashtu se nuk ka vendosur nëse do ta kalojë kohën duke korrigjuar presidentin apo duke u përqendruar në çështje që kërkon të nënvizojë.

Nuk kishte asnjë reagim të menjëhershëm nga fushata e Obamas. Presidenti po kalon ditë në Washington DC, ku do të marrë pjesë sonte në një ngjarje private të fushatës.

Romney është duke zhvilluar një tubim në Ohio. Më parë këtë javë, sfiduesi republikan shkaktoi një furtunë politike, kur ai gabimisht akuzoi presidentin se kishte kërkuar falje për një film anti-mysliman që ka shkaktuar protesta në Lindjen e Mesme, Azinë Jugore dhe Lindore dhe në Afrikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›