Akuza: Urdhër-arrestet qëndrojnë
24/01/2011 Prokuroria sekuestron 140 armë të Gardës, kryhen 70 ekspertimet e para në laborator
Gardistët ende në detyrë. Hetuesit foto 113 personave për ballafaqim me filmimet
TIRANE-Pavarësisht, mosekzekutimit të 6 urdhër-arresteve ndaj drejtuesve të Gardës së Republikës, Prokuroria vazhdon ti qëndrojë besnik vendimmarrjes së saj për arrestimin e gardistëve. Urdhrat e arrestimit, prej tre ditësh po qëndrojnë në zyrën e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj, i cili ka refuzuar ekzekutimin e tyre, pasi sipas policisë nuk mund të ndalojnë komandantin e Gardës Ndrea Prendi, zëvendësin e tij Dashamir Shehi, dhe drejtuesit e tjerë Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Alfred Ahmetcenaj, Vladimit Dedaj, për shkak se këta të fundit kanë kryer detyrën e caktuar nga shteti për ruajtjen e institucioneve gjatë demonstratës së opozitës. Ky vendim ka futur në kaos dy institucionet e investigimit në Shqipëri, duke akuzuar njëri-tjetrin për mangësi në hetime madje dhe duke shkelur Kodin e Procedurës Penale. Pavarësisht këtyre përplasjeve, Prokuroria e Tiranës gjatë ditës së djeshme ka vijuar hetimet, duke administruar si prova materiale, urdhra administrativë, raporte mjekësore, proces-verbale, si dhe blloqe të ndryshme. Po kështu grupi i hetimit që është ngritur posaçërisht për të zbardhur demonstratën e dhunshme të 21 janarit, ka sekuestruar plot 140 armë në depot e Gardës së Republikës. Një urdhër i firmosur nga kryeprokurori i rrethit Sokol Malaj ka bërë që reparti ushtarak i Gardës ti vërë në dispozicion organit të akuzës të gjitha armët që janë përdorur nga oficerët dhe ushtarët e Gardës ditën e protestës. Në total janë 140 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, ndërkohë që pothuajse për gjysmën e tyre 70 armë është kryer ekspertimi teknik nga specialistët e Laboratorit Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme. Veç këtyre procedurave hetimore, grupi i hetimit në bashkëpunim edhe me hetuesit e Policisë së Shtetit kanë kryer fotografimin e plot 113 personave të arrestuar. Kjo për shkak krahasimin e fotove me pamjet filmike të regjistruara nga policia, ku personat e arrestuar shfaqen duke qëlluar me sende të forta, si dhe duke dëmtuar pronën private. Plus kësaj, veprimet janë shoqëruar me marrjen e dëshmive të personave të arrestuar, si dhe të atyre që kanë qenë të pranishëm në vendin e krimit. Pritet që gjatë ditës së sotme hetuesit e Prokurorisë së Tiranës të kryejnë veprime hetimore të tjera shtesë, ndërkohë që nuk dihet nëse sot të vendoset ekzekutimi i 6 urdhër arresteve.
Neni 79 i Kodit Penal
Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose më burgim të përjetshëm.
Neni 248 Kodi Penal Ushtarak
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve, në kundërshtim me ligjin apo me përmbushjen e rregullt të detyrës nga kuadri komandues, kur i kanë sjellë pasoja të rënda shtetit ose interesave të ligjshme të shtetasve, dënohet me gjobë, nxjerrje në lirimin ose me burgimin deri në dhjetë vjet. Por kur kjo vepër e kryer në kohë lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Neni 254 i Kodit P. Penale
Moslejimi i arrestimit dhe ndalimit në rrethana të caktuara
Arrestimi ose ndalimi nuk lejohet kur nga rrethanat e faktit del se veprimi është bërë gjatë kryerjes së një detyre ose gjatë ushtrimit të një të drejte të ligjshme ose kur ekziston një shkak pacenueshmërie.
Disa prej tyre mbeten në “arrest shtëpie”, të tjerë në burg
Gjykatalë në burg 113 demonstruesit
Policia e Tiranës përforcon shërbimet dhe sigurinë
Plot 113 persona të arrestuar gjatë demonstratës së 21 janarit të organizuar nga Partia Socialiste, kanë dalë njëri pas tjetrit para togave të zeza të gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurimit. Më shumë se 6 prokurorë janë paraqitur në ambientet e gjykatës, ku i kanë kërkuar kësaj të fundit, lënien në burg të 113 persona të arrestuar nga policia, pasi ata dyshohet se janë autorë të një sërë veprash penale mbi efektivat e policisë, përfshirë këtu dhe për dëmtimin e pronës private. Duke u nisur nga këto kushte, gjyqtarët e gjykatës së Tiranës kanë përdorur masa të ndryshme, ku për pjesën më të madhe të personave të arrestuar i ka lënë në masën e sigurisë arrest në burg, ndërkohë që për disa të tjerë ka aplikuar masa më të buta si “Arrest shtëpi”, por dhe detyrim paraqitje në organet e rendit. Teksa situata paraqitet normale këto ditët e fundit, forcat e policisë së kryeqytetit duket se po përgatiten tepër seriozisht për të përballuar të tjera demonstrata të paralajmëruara nga kreu i PS-së. Burime të sigurta pranë bluve të kryeqytetit thanë për gazetën “Metropol” se të paktën 500 efektivë të Forcave Speciale dhe ato të Patrullave të Përgjithshme janë në gatishmëri për tu rreshtuar në kordonin e zakonshëm përballë protestuesve. Gjithashtu, nuk do të mungojnë edhe kamerat që do të filmojnë gjithçka. Policia paralajmëron gjithkënd që ka ndërmend të gjuajë mbi ta me sende të forta dhe bomba molotov që do të kenë fatin e 118 demonstruesve të dhunshëm të 21 janarit, të cilët përfunduan nëpër komisariatet e policisë. Të njëjtat burime policore thanë se herë pas here bëhen mbledhje pranë strukturave të policisë, ku policët instruktohen sesi duhet ta përballojnë turmën.
Ministri i Brendshëm takim me oficerët
Basha përgëzon vartësit përpërballimin e demonstratës
TIRANË- Ditën e djeshme, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e Policisë së Shtetit. Nga burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme mësohet se Basha i përgëzoi efektivët për punën e deritanishme në kryerjen dhe garantimin e rendit. Gjithashtu, ministri Basha u kërkoi efektivëve të policisë mobilizim të plotë për garantimin e rendit. Takimi u zhvillua dy ditë nga demonstrata e së premtes, ku gjetën vdekjen 3 persona e në kohën kur uniformat blu refuzojnë të ekzekutojnë urdhër-arrestet e Prokurorisë së Përgjithshme për ndalimin e 6 efektivëve të Gardës së Republikës të akuzuar për këto vrasje e për tejkalim të kompetencave. Edhe atë ditë, ministri i Brendshëm ka qëndruar në krye të detyrës, ku urdhrat e tij ndaj vartësve kanë mundësuar ruajtjen e gjakftohtësisë së forcave të rendit, gjatë gjithë përplasjes me turmën. Për të inkurajuar uniformat blu dhe efektivët e Gardës së Republikës, qeveria vendosi ti shpërblente ata me një pagë shpërblim dhe me 4 të plagosurit.