Mielli, firmat dhe entet rritin çmimin e bukës në Durrës
24/01/2011 Tatimorët të pafuqishëm për të ndëshkuar spekulantët e çmimeve
Çmimi i bukës në Durrës do të rritet edhe me 10 lekë të tjera gjatë ditëve të para të kësaj jave. Tashmë pranë pikave të shitjes së bukës është publikuar edhe njoftimi për rritjen e çmimit, ndërsa as shitësit e as prodhuesit nuk japin shpjegime. Disa firma, në vend që bëjnë furnizimin e furrave të bukës me miell dhe që realisht kanë më shumë se 80 për qind të tregut, kanë vendosur të njëjtin çmim në treg, duke shmangur në këtë mënyrë konkurrencën. Tregtarët e furrave të bukës në gjithë vendin furnizohen nga grosistët e mëdhenj, të cilët gjithashtu kushtëzojnë edhe ndryshueshmërinë e çmimit. Një veprim i tillë, së paku deri tani, mbetet i pashpjeguar për vetë faktin se gruri dhe mielli i importuar nuk ka pësuar rritje të çmimit. Aktualisht në magazinat e shumicës mielli me shumicë tregtohet për 68 lekë kilogrami, dhe kjo pritet të pasojë në ndryshimin e çmimit të bukës me pakicë. Në këto kushte, çdo lloj buke do të rritet me 10 lekë, por paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për spekulime. Çmimi i miellit dhe i bukës po tentohet të pësojë rritje në bazë të marrëveshjeve të diskutuara mes subjekteve në Durrës, edhe pse nuk ka ende ndonjë të dhënë paraprake nëse të gjithë tregtuesit e bukës kanë të njëjtin mendim apo jo. Çmimi i miellit në mesin e vitit të kaluar shkoi në 50 lekë për kg dhe herë pas here nisi të rritej. Para afro dy vjetësh në kohën kur çmimi i grurit në bursën ndërkombëtare arriti pikën më të lartë, këto firma e shitnin një kilogram miell me shumicë me 70 lekë, ndërkohë që në faturat tatimore çmimi shkruhej 45 lekë për kg. Për këtë gjendje reagoi fillimisht Ministria e Financave dhe më pas edhe kryeministri Berisha, i cili në shkurt të vitit 2008 deklaroi duke paralajmëruar tregtarët e mëdhenj se “kartelet e miellit do të përballen me ligjin, për shkak se po abuzojnë me çmimin e bukës duke rritur në mënyrë artificiale çmimin e miellit”. Tani blerësit i kanë drejtuar sytë nga Autoriteti i Konkurrencës, që në rastet e spekulimeve detyron firmat të tërhiqen nga vendimi, duke marrë me vete edhe fatura jo të vogla të gjobës.
Sigurimi
Futja e detyrimit për faturë tatimore duket se ka shfaqur tendencën për të gjetur rrugë e mënyra ta tjera spekulimi, ndërsa tatimorët u kanë kërkuar subjekteve që të rritin numrin e personave të siguruar. Realisht një furrë buke apo dyqan pakice hapet në orën 5:00-6:00 të mëngjesit e mbyllet rreth orës 22:00 apo 23:00, duke kërkuar së paku dy fuqi punëtore. Subjektet kanë punësuar vetëm një person, ndërsa tatimorët kanë kërkuar të shtohet edhe i dyti. Por sipas pohimeve të punësuarve në dyqane e furra buke mësohet se pronarët sigurojnë veten dhe pjesëtarë të familjes apo të afërm, edhe pse këta të fundit nuk janë në marrëdhënie pune. Me këtë praktikë firmat e mëdha kanë operuar prej vitesh, por kapja e fiktivitetit të faturave nga degët e tatimeve dhe Inspektorati qendror i Punës nxitën marrjen e masave. Në vend ka më shumë se 400 fabrika dhe linja të përpunimit të grurit. Lidhur me numrin e furrave të bukës ai është disa herë më i madh në të gjithë vendin, ndërkohë që pronarët apo administratorët, të vënë përballë detyrimit për të siguruar të punësuarit dhe detyrimit për të pajisur veten e blerësin e faturës tatimore, kërkojnë rrugë spekulimi me çmimin.