E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza dhe pas vdekjes: Michael Jackson më ngacmoi seksualisht

TIRANË-Akuza për abuzime me fëmijët dhe pas vdekjes. Ky është Wade Robson, -koreograf i njohur që deklaron se pas kaq vitesh se Michael Jackson e ka ngacmuar atë seksualisht në moshën 7 vjeç.

Robson pati një çrregullim nervor në mars të vitit 2011 dhe më pas hapi kutinë e Pandorës, bën të ditur TMZ, duke iu referuar burmeve nga familja e të riut.

“Robson pati mungese oreksi, ankth dhe kjo nisi në vitin 2010 për të shpërthyer në vitin 2011. Shpërthimet e tij nervore ishin kaq të mëdha sa la përgjysëm karrierën dhe u mbyll në shtëpi. U bë i paaftë për punë dhe të përmbushte detyrimet e tij. Më pas i tregoi familjes së tij se Michael Jackson e kishte ngacmuar seksualisht nga mosha 7 deri në moshën 14 vjeç.

Madje ai tha se gjendja ishte e padurueshme ndaj do ngrinte padi ndaj Jackson. 
Kurse familja e tij shton se Robson nuk po e bën këtë për para, pasi “ka pasuri mjaftueshëm”.

Avokati i familjes Jackson, Howard Weitzman theksoi se kjo që po bën koreografi është e papranueshme dhe gënjeshtër.
“Dy herë në gjyqe është betuar që Michael nuk ka bërë kurrë gjë të keqe kundër tij. Tani 4 vjet pasi ai është ndarë nga jeta kemi dëgjuar gjëra të çuditshme sa dhe kjo deklaratë.

Vetë Robson shprehet se ai ka vuajtur ng ndrydhja e kujtesës dhe se ngacmimi ka ndodhur në Neverland Ranch, ku ai ftohej shpesh në festat e Michael.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›