Athinë, kryebashkiaku padit deputetin e Agimit të Artë
Kryetari i bashkisë së Athinës, Jorgos Kaminis, ka kërkuar ndjekje penale kundër një deputeti të partisë së ekstremit të djathtë, Agimi i Artë, pas sulmit që ky i fundit tentoi të kryente disa ditë më parë në ambientet e bashkisë së kryeqytetit.
Tentativa u shënua pak pasi policia anuloi forcërisht një veprimtari të kësaj partie, që do të shpëndante ushqime vetëm për grekët, në sheshin qendror të Athinës, Syntagma. Policia ndërhyri, pasi kryebashkiaku i Athinës kishte paralajmëruar se do të përdorte çdo mjet ligjor për të mos lejuar zhvillimin e veprimtarisë.
Në padinë që dorëzoi në gjykatën e Athinës, kryebashkiaku i referohet faktit se deputeti Jorgos Germenis, ishte i armatosur dhe tentoi të përdorte armën.
“Pjesëtarët e truprojes time e izoluan dhe në përpjekjen e tyre për ta neutralizuar, i padituri kapi armën që kishte me vete, por pjesëtarët e truprojes e penguan për çfarëdo lëvizje tjetër, dhe përfundimisht e nxorrën jashtë godinës. Gjatë largimit, siç më thanë pjesëtarët e truprojes time, ai u thoshte “jam deputet, nuk mund të më arrestoni, do t’ju hedh në gjyq”.