Tre aleatë “të fshehtë” në listën e PS-së? Sait Fishta: Ika nga LSI, jam me Ramën
TIRANE - Zbulohen emrat e ardhur nga jashtë Partisë Socialiste nga LSI dhe PBDNJ, në listën e kandidatëve për deputetë. Edhe pse kryetari i PS-së, Edi Rama e kishte mohuar se do të kishte përfaqësues të LSI-së në listën e kandidatëve të PS-së, tashmë është fare e qartë se Spartak Braho, i renditur i njëmbëdhjeti në qarkun e Tiranës është një prej zyrtarëve të LSI-së.
Ndërkaq, një tjetër emër është ai i Sait Fishtës, i cili njihet si një prej anëtarëve të LSI-së në qytetin e Shkodrës. Fishta renditet i gjashti në listën e socialistëve në këtë qark, por në një prononcim për “Gazetën Shqiptare”, ai sqaron: “Unë jam anëtar i Partisë Socialiste që prej 5 muajsh, pikërisht kur u largova nga LSI. Në listën e deputeteve unë jam si përfaqësues i PS-së. Unë jam anëtar i PS-së që prej vitit 1991.
Madje nga 1995 deri më 2008 kam qenë anëtar i kryesisë së PS-së për Shkodrën. Në 2008 kam kaluar tek LSI, ndërsa tashmë jam rikthyer në PS që prej 5 muajsh”, sqaron Fishta. Një tjetër emër që ka ardhur nga një tjetër parti aleate është ai i Andrea Martos, në qarkun e Vlorës. Ai renditet i gjashti në këtë listë. Kjo është gjetur si metoda më e mirë nga kreu socialist për të kënaqur “dëshirat” e dy aleatëve më të mëdhenj të koalicionit që ai kryeson.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)