Akuza ndaj ministrisë së MPB-së për mito

Pronari i Kompanisë “SFK Security” ka akuzuar direkt, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendeshme, se i kanë kërkuar 20 për qind të vlerës së tenderit, si kushte për të fituar tenderin.
Për tenderin në valerë prej 70 mijë eurove, për sigurimin fizik të objekteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pronari i “SFK Security”, Shefqet Damka, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, se para pak kohësh, përmes postes elektronike ka kërkuar nga sekretari i MPB-së, Ilham Gashi termin për tu takuar, ku ka pasur për qëllim të informoj atë për problemin që ka me inkasimin e mjeteve dhe kërkimin e mitos nga zyrtarë të kësaj ministrie. Por, sekretari i është përgjigj me emalin “Pse duhet të më takoni” ?
Pronari Damka, thotë se përsëri i ka treguar atij arsyen e takimit ne disa letra elektronike tjera.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë thënë se nëse ndokush i ka kërkuar kompanisë “SFK Security” ryshfete, atëherë ata të drejtohen në Policinë e Kosovës. Sipas tyre, pronari i kësejë kompanie i ka fryrë faturat, me orë pune të rritura, dhe se disa nga faturat e vitit 2011 nuk janë paguar fare./Indeksonline/