E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juniku e Deçani që dy ditë pa rrymë

Komuna e Junikut dhe pjesa dërmuese e fshatrave të Deçanit kanë mbetur pa energji elektrike që nga data 8 dhjetorë.
Sipas zyrtarëve të KEK-ut në këto komuna po punohet pa ndërprerë që të rikthehet rryma.

Mungesa e energjisë elektrike që dy ditë, është shkaktuar si pasojë e motit të ligë që ka mbretëruar ditëve të fundit, që ka përfshirë zonat e Dukagjinit, më ç’rast janë dëmtuar shtyllat e vjetra të rrjetit.

Situatë e njëjtë është edhe në Deçan, shkruan gazeta “Zëri”, ku për të njëjtën arsye një numër i madh i fshatrave kan mbete pa energji elektrike.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›