E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza për gërmimet tek Kalaja e TiranesNga "Vizion Plus"Qe nga dita e zbulimit, muret e kalasë se Tiranes kane sjelle dhjetëra polemika. Duket se e radhës ka te beje me gërmimin qe po behet per rehabilitimin e rrugës qe kalon prane ketij monumenti. S

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Akuza për gërmimet tek Kalaja e TiranesNga "Vizion Plus"

Qe nga dita e zbulimit, muret e kalasë se Tiranes kane sjelle dhjetëra polemika. Duket se e radhës ka te beje me gërmimin qe po behet per rehabilitimin e rrugës qe kalon prane ketij monumenti. Sipas Artan Lames, specialist i trashëgimisë, gërmimet jane bere me ekskavator duke dëmtuar monumentin. Ai akuzon institucionet qe kane bere gërmimet pa specialistet e arkeologjisë. Por, Shpresa Prifti arkitekte ne institutin e monumenteve dhe supervizore e ketij projekti te financuar nga Keshilli i Evropes shprehet se gërmimet jane bere konform rregullave. Ajo pranon përdorimin e ekskavatorit, por mbrohet me faktin se arkeologet e institutit te arkeologjisë kane qene prezent, fakt ky qe mohohet prej tyre. Projekti ne te vërtetë përfshin disa institucione si Ministrinë e Kulturës, Institutin e Arkeologjisë apo ate te monumenteve. Megjithatë ne kete situate askush nuk merr përsipër te justifikoje gërmimet e gabuara. Ndërkohe, nje tjetër projekt por qe përfshin te gjithe zonën ku vendoset Kalaja e Tiranes është prezantuar ketë te marte ne Ministrinë e Kulturës, bashke me nje tjetër nje plan mbi amfiteatrin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›