Ambasadori gjerman reagon për shkarkimet politike në administratëNga "Vizion Plus"Shkarkimet politike ne Administratën Publike janë shqetësimi kryesore per punonjësit te cilet përfshihen nga ethet e lëvizjes nga puna, sa here qe ka zgjedhje. Shkelja
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ambasadori gjerman reagon për shkarkimet politike në administratëNga "Vizion Plus"Shkarkimet politike ne Administratën Publike janë shqetësimi kryesore per punonjësit te cilet përfshihen nga ethet e lëvizjes nga puna, sa here qe ka zgjedhje. Shkelja e ligjit vijon edhe me tej kur punonjësit fitojnë te drejtën e rikthimit ne pune, por vendimet nuk zbatohen. Ky problem shume vjeçar i Shqipërisë është ngritur edhe nga Ambasadori Gjerman ne Tirane, i cili u shfaqi rezerva per punën e qeverise ne kete drejtim. Sipas tij nje administrate e qëndrueshme është kusht për te arritur objektivat e BE-se. "Sa here qe ka zgjedhje ka edhe kritika lidhur me pushimet nga puna si dhe mungese transparence ne emërimet e reja. Edhe ne progres raportin e fundit janë shprehur kritika ne ketë drejtim. Vendi juaj ka objektiva per te hyre ne BE, dhe ky proces nuk mund te kryhet pa nje administrate te qëndrueshme. Qeveria ime dhe shume partnere te tjerë ndërkombëtare kane financuar trajnimin e punonjësve te administratës, por per fat te keq këta njerëz te kualifikuar jane larguar dhe jane zëvendësuar me te tjetre mbi baza politike". Sipas nje monitorimi te qendrës "Akses Albania", per gjithë vitin 2009, gjendja ne muajin shtator është përkeqësuar. Ndërkohë qe u shtuan vendet e punës, institucionet shtetërore gjithnjë e me rralle njoftojnë për vendet e lira. Sipas kësaj qendre zgjidhja vjen duke forcuar rolin e Gjykatave, qe duhet te zgjidhin konflikte te tilla.