E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Klosi flet për ndryshimet ne ligjin e SHISHNga "Vizion Plus"Ish-kreu i SHISH-it për disa vite me radhe Fatos Klosi, sqaron ne një interviste për televizionin Vizion Plus, amendimin ne ligjin organik te shërbimit, qe solli reagimin e zyrës se NA

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Fatos Klosi flet për ndryshimet ne ligjin e SHISHNga "Vizion Plus"

Ish-kreu i SHISH-it për disa vite me radhe Fatos Klosi, sqaron ne një interviste për televizionin Vizion Plus, amendimin ne ligjin organik te shërbimit, qe solli reagimin e zyrës se NATO-s dhe ambasadorit amerikan Withers. Sipas Klosit behet fjale për përkufizimin, qe kushtëzon marrëdhëniet e shërbimit sekret shqiptar, me ato te shteteve te tjera vetëm me pëlqimin e kryeministrit. Neni 7 është një tjetër ndryshim i frikshëm siç shprehet Klosi. Aty behet fjale për te drejtën qe i jepet SHISH për te hetuar personat juridike, një kërkesë, qe ne vitin 1998 është hedhur poshtë. Sipas Fatos Klosit amendimi qe i vendos mandat pese vjeçar drejtorit te SHISH-it, është një tjetër prove qe tregon, se kryeministri po përpiqet te vendose nen kontroll shërbimin. Për Klosin, një person i emëruar, nuk ka nevoje për mandat, pasi kjo mënyrë përdoret vetëm për te zgjedhurit. Klosi pohon, se ndryshimi i drejtuesit te emëruar kërkon pëlqimin edhe kryeministrit edhe te presidentit, qe me sa duket ne rastin konkret mungon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›