E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza për kompromis, Duro trajneri i 15-të që shkarkohet

Besa Presidenti Bizhdili e largon vetëm pak ditë përpara finales së Kupës

Shpëtim Duro është trajneri i 15-të që shkarkohet nga detyra në Kategorinë Superiore. Pas ndeshjes që Besa barazoi 1-1 në fushën e saj me Tiranën, ish-ndihmësi i Oto Bariç në Kombëtaren shqiptare është akuzuar për kompromis me homologun e tij, Sulejman Starova. Presidenti i klubit kavajas, Nexhat Bizhdili, deklaroi: “E shkarkova Duron, pasi prisja që skuadra të fitonte, ndërsa ai kishte bërë Pazar në dhomat e zhveshjes me Starovën. Përsëriten të njëjtën gjë që ka ndodhur kur Starova ishte trajner i Teutës ndërsa Duro i Partizanit, në një ndeshje që sipas udhëzimeve të vetë trajnerëve përfundoi në barazim 2-2”. Vendimi nga drejtuesi i Besës është marrë menjëherë sapo ka mësuar ngjarjen, pavarësisht faktit se verdhezinjtë luajnë më 9 maj finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë. Ky ishte episodi i fundit i shëmtuar i elitës së futbollit shqiptar, pas tolerimeve të hapura që Dinamo, Besa dhe Tirana kanë bërë ndaj ekipeve që luftojnë për mbijetesë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›