Akuza per listat Armand Teliti padit Gramoz Rucin
Me nje dosje me prova per shpifje per shkak te detyres kunder deputetit dhe kreut te grupit parlamentar te Partisë Socialiste, Gramoz Ruç i, u paraqit ne Prokurorinë e Përgjithshme rreth ores 10:00 te paradites se te enjtes, Drejtori i Pegjithshem i Gjendjes Civile, Armand Teliti. I shoqeruar nga avokati Genc Gjokutaj, Teliti e dorezoi dosjen ne organin qendror te akuzes per shkak se imuniteteit te deputetit Ruçi.
Pas depozitimit te kerkese padise Teliti tha per mediat: “Sot dorëzova një padi ndaj deputetit të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi për shpifje publike botërisht për shkak të detyrës. Gramoz Ruçi nuk mund të ngushëllojë të pangushëllueshmin për humbjen e Tiranës duke bërë tellallin e shpifjeve dhe të mashtrimeve nëpër ekranet e televizioneve. Uroj që kjo padi jo vetëm të më japë të drejtë mua, port a ndërgjegjësojë zotin Ruçi që të mos bëhet më gazi I botës nëpër ekrane. Kam shumë besim tek drejtësia pasi besoj që ka ardhur koha t’i jepet fund tellallëve nëpër ekranet e televizioneve pa bazë, vetëm me mashtrime, vetëm më shpifje”.
Teliti u shpreh se beson te institucioni i akuzës ne lidhje me hetimet per padine qe depozitoi, ndersa e etiketoi deputetin Gramoz Ruci, si person qe ka kryer veper penale duke bere ne publike deklarime te paverteta.
Gramoz Ruçi ka hedhur ne media akuza, per ekzistencen e mijera dublikimeve te zgjedhesve ne listen perfundimtare te zgjedhjeve te 8 Majit, kryesisht ne Tirane.
Denada Shkodrani