E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton ministrat e rinj te qeverise

Presidenti Bamir Topi dekreton dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Dy ditë më parë kryeministri Berisha propozoi Eduard Halimin si ministër të Drejtësisë dhe Aldo Bumçin si ministër të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Emrat e tyre do të kalojnë për miratim në seancën e sotme parlamentare. Eduard Halimi zëvendëson Bujar Nishanin i cili aktualisht drejton ministrinë e Brendshme, pas dorëheqjes nga posti të Lulzim Bashës që kandidoi në zgjedhjet vendore të 8 Majit për Bashkinë e Tiranës. Ndërsa Aldo Bumçi zëvendëson në kreun e Kulturës Ferdinand Xhaferrin, I cili dha dorëheqjen nga posti pasi kandidoi për drejtimin e bashkisë së Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›