Regjistrohet prona. Jugu me sinjalistike te re rrugore
Brenda vitit 2011 do të instalohen sinjalistika të reja rrugore në gjashtë zona jugore të vendit, si Golem, Vlorë, Orikum, Lukovë, Delvinë dhe Dhiver. Ky projekt synon të kompletojë regjistrimin e pronës për rreth 60 mijë prona në zonat bregdetare nga Palasa deri në Xarrë. Kryeministri Sali Berisha bëri me dije se ky projekt do të ecë paralel me atë të censusit të popullsisë dhe do të shërbejë që brenda vitit 2013 të kemi një pasqyrë të plotë të Shqipërisë dixhitale në njerëz, banesa dhe prona.
Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi dhe ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth theksuan domosdoshmërinë për të pasur tituj të saktë pronësie.
“Brenda majit të vitit 2013 do të kemi pasqyrën dixhitale të Shqipërisë aktuale në njerëz, në banesa, në prona”- tha Berisha.
“Titujt e qartë të pronësisë dhe siguria ligjore përbëjnë kushte paraprake thelbësore për zhvillimin e begatë të vendit dhe për thithjen e investimeve të huaja. Vetëm kur ky sistem të jetë i vendosur përfundimisht, atëherë Shqipëria do të mund të kthehet në një terren tërheqës për investitorët e huaj për të krijuar veprime që ccojnë drejt gjenerimit të punësimit”- tha Sequi.
“Projekti do të sigurojë një bazë për zyrtarët dhe ligjbërësit të formulojnë ligje të përshtatshme, politika dhe procedura për të krijuar tituj pronësie të qartë dhe për të mbrojtur këtyë të drejtë”- tha Wollfarth.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano i përfolur vitet e fundit për çështjen e vendosjes së sinjalistikave dhe emërtimit të rrugëve në gjuhën greke në Himarë.
Projekti për sinjalistikat e rrugëve në jug të vendit ka një kosto prej 1.5 milionë eurosh dhe financohet nga bashkimi Europian, me fonde shtesë të qeverisë grekë, cceke dhe zviceriane.
Erjon Ajazi