Jensen: Uroj që Shqipëria të marrë statusin këtë vit

Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian në 100-vjetorin e pavarësisë. Ky është urimi i ambasadorit danez Karsten Ankjaer Jensen nga qyteti i Elbasanit ku ka marrë pjesë në festimet për Ditën e Verës.
Sipas ambasadorit danez marrja e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë e ka në dorë politika shqiptare pasi ajo duhet të plotësojë 12 kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian. Ndërkohë qytetin e Elbasanit do ta vizitojë sot edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama.
Ndërkohë qyteti i Elbasanit, aty ku kjo festë është edhe tradicionale, aktivitetet kanë nisur që orët e para të mëngjesit të sotëm me koncerte të shumta në qendër të qytetit. Qendra e qytetit është kthyer në nje shëtitore të preferuar, ndërsa grupe të ndryshme muzikore si dhe banda frymore po performojnë për të pranishmit. Ndërkohë gjatë festimeve për Ditën e Verës nuk do të mungojë për asnjë moment edhe ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite ballokumja.