E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza per pallatin xhaxhai i Lindes Prone e jona

Pas publikimit nga Partia Demokratike të fotos së një ndërtesë pesëkatëshe, e identifikuar prej demokratëve si pallat i Linda Bashës, bashkëshortes së kryetarit të Partisë Socialiste, mediat u njoftuan se banorë të lagjes, afër Institutit Higjieno-Sanitar, ku ndodhet ndertesa, do te ngrinin zerin per ngritjen e saj ne nje zone qe dikur ishte lulishte.

"Eshtë një objekt i ndërtuar në një lulishte, që ka shërbyer për banorët dhe fëmijët. Mesa dimë leja nuk është zbardhur akoma, unë mendoj që lulishtja t'i kthehet banorëve", thotë një banor.

Edhe nje qytetar tjeter shfaqi shqetesim per ndertesen, por ndersa ai fliste, disa banore te tjere nderhyne duke treguar se vendi ku ishte ngritur ndertesa ishte prone e familjes Basha.

Në vendngjarje mbërriti pak më vonë edhe xhaxhai i Linda Bashës,i cili shpjegoi sesi godina ishte ngritur në atë vend.

"Menjëherë me ndërrimin e sistemit, shtëpia e vjetër u prish dhe me kthimin e pronave gëzuam të drejtën e pronës sonë. Konform rregullave dhe ligjit kërkuam nxjerrjen e lejes së ndërtimit, në vitin 2006", thotë xhaxhai i Linda Bashës.

Zoti Basha, i cili thotë se gjithcka është bërë me dokumenta të rregullta dhe sipas procedurave ligjore tregon edhe se kush jane pronarët e kësaj godine, që është ai dhe nipi i vet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›