Beyonce Knowles e di së është e ‘fuqishme’

Superylli është rehat duke e ditur se sa shumë influencë ka tek personat e tjerë.
Ajo i dha jetë vajzës së saj të parë Blue Ivy në janarë të vitit të kaluar dhe tashmë Beyonce është gati ta bëj rikthimin e saj në muzikë dhe për këtë gjë ka plane të mëdha për të ardhmen.
“E di që jam e fuqishme. Jam më e fuqishme sesa që mendja ime mund ta kuptoj dhe ta dijë”, tha ajo në një intervistë të fundit.
Ajo gjithtu tha se e di nga i vije gjithë kjo fuqi. Asaj i është dhënë mundësia për kreativitet të lirë që nga startimi i saj i hershëm në industrinë muzikore.
“E dini, kur unë shkruaja këngët e Destiny’s Child, ishte punë e madhe që të jem aq e re dhe të marrë kontrollin në duart e mia. Dhe labeli im i atëhershëm e dinte se kjo do të sillte suksesë prandaj na e dhanë neve gjithë kontrollin. Dhe u mësuam me këtë gjë. E kam qëllim në jetë të jem shembull për këtë gjë. Dhe mendoj se ashtu do të jetë, shpresoj”, vazhdon ajo.
Beyonce tashmë është duke punuar në albumin e ri i cili besohet se do të publikohet gjatë këtij viti. /Indeksonline/