E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Justin Bieber di të bëj sherre

Justin Bieber është paditur nga ish truproja e tij pasi që sipas tij këngëtari e ka ofenduar dhe sharë atë.  18 vjeçari do të ketë një gjykim të filmosur nga Moshe Benabou raporton TMZ.

Moshe ka punuar për Justin gjatë periudhës prej muajit mars të vitit 2011 dhe tetorit të 2012.
Ai gjithashtu ka thënë se këngëtai i ka borxh atij një shumë prej 420.000 dollarësh të cilat ai nuk ia ka paguar për shërbimet e tij.

Besohet se Moshe është pushuar nga puna pasi është zënë disa herë duke gënyer përfshirë këtu pohimin se ai kishte punuar me Justin Timberlake para se të punësohej nga tinejxheri.  Është bërë e ditur se ai do të kërkojë një shumë të madhe parash si dëmshpërlim.

Zëdhënësi i këngëtarit ende nuk ka komentuar rreth këtyre zërave. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›