Akuza pyet kushëririn e Rozana Radit dhe shoqen
07/04/2011 Sherri “Radi- Shkurta”
TIRANE-Këngëtarja Rozana Radi është paraqitur dje në Prokurorinë e Tiranës, së bashku me djalin e xhaxhait dhe një këngëtare tjerë, ku mendohet se kanë dëshmuar sërish lidhur me sherrin “Radi-Shkurta”. Burime pranë Prokurorisë së kryeqytetit thanë se këngëtarja Rozana Radi ka vënë në dispozicion të Prokurorisë dy dëshmitarë, të cilët siç duket mbrojnë argumentet e këngëtares lidhur me konfliktin fizik që ajo pati me këngëtaren tjetër Rezarta Shkurta. Pas deponimeve të dhëna në Prokurori dy dëshmitarët së bashku me këngëtaren Radi janë larguar nga organi i akuzës, e cila prej disa muaj është duke kryer veprime hetimore lidhur me këtë çështje. Dy këngëtaret Radi dhe Shkurta, disa kohë më parë në orët e vona të natës u përplasën fizikisht me njëra-tjetrën pranë Liqenit Artificial. Të dyja pretenduan për dhunë fizike dhe për pasojë iu drejtuan Prokurorisë me një kallëzim penal kundër njëra-tjetrës. Në këto kushte, sherri i rrugës u transferua në një betejë ligjore, ku ashtu si Rozana Radi dhe këngëtarja tjetër Rezarta Shkurta, kërkojnë të vënë para përgjegjësisë penale njëra-tjetrën.