Një ditë me Bujar Kapexhiun
07/04/2011 Është një ditë dedikuar krijimtarisë së regjisorit Bujar Kapexhiu. Sot në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit do të shfaqen katër filma që përfaqësojnë punën e tij shumëvjeçare në artin e animacionit. Shfaqja e tyre vjen në kuadër të Muajit të Filmit të Animuar që po mbahet në Arkiv. Kapexhiu është një nga themeluesit e këtij zhanri filmik së bashku me regjisorin Vlash Droboniku dhe në këtë program do të risillet puna e tij e parë: “Pika e ujit”, 1976 që në fondin kronologjik të filmit të animuar mban numrin 3. Gjithashtu, për herë të parë pas 30 vjetësh do të shfaqen edhe 2 filma të ndaluar për motive biografike të bashkëskenaristit Bashkim Shehu: “Kur shefi merr flakë” dhe “Autogol”. Do të shfaqet edhe filmi tjetër i tij: “Pipiruku në pallat”, 1985.
Bujar Kapexhiu, “Mjeshtër i madh”, aktor, piktor, regjisor, skenarist. Lindi në Tiranë më 22 mars 1944. Studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar, si edhe kursin e lartë pasuniversitar për regjisor po aty. Më 1968 filloi punë si regjisor në Teatrin e Estradës së Tiranës ku shkroi shumë skeçe, parodi, kuplete, si edhe u mor me karikaturë për organet e shtypit. Pas një periudhe 2-vjeçare largimi nga Tirana, për shkak të “shfaqjeve liberale dhe moderniste” në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH, ku ishte autor teksti dhe konferencier, u rikthye më 1975 si regjisor dhe piktor në sektorin e sapongritur të filmit vizatimor pranë Kinostudios “Shqipëria e re”. Filmi “Zhgarravinat” (1977) ku Kapexhiu krijoi vizatimet, skenarin dhe regjinë u vlerësua me çmimin e parë të Festivalit të III-të të filmit Ballkanik të organizuar në Stamboll,Turqi,1979; me Kupën e Festivalit të III të Filmit Shqiptar, 21-28 prill 1979 si dhe me çmim në Napoli të Italisë në 1984. Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor; mes tyre spikat edhe Pipiruku, personazhi i dashur për fëmijët i ndërtuar prej tij. “Pipiruku pret 2 miq” u vlerësua me çmim të dytë në Festivalin e VI të filmit dokumentar e vizatimor. Pas vitit ‘85 iu përkushtua zhanrit të kinokomedisë duke u shquar për individualitetin e spikatur. Në një kohë mjaft të shkurtër xhiroi katër filma artistikë: “Dy herë mat”, 1986, “Tela për violinë”, 1987, “Stolat në park”, 1988 “Edhe ashtu, edhe kështu”, 1989.