E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza te reja kunder presidentit Wulff

Kunder presidentit Christian Wulff jane ngritur akuza te reja. Revista Der Spiegel njofton se ne periudhen qe ka qene kryeminister i Saksonise se Ulet Wulff se bashku me te shoqen Bettina ka pranuar ftesen e financuesit te filmave berlinezit David Groenewold per te marre pjese ne festen e birres ne Munih. Revista sipas te dhenave te veta posedon nje fature te hotelit te paguar nga Groenewold. Ky i fundit sipas te dhenave te veta ka marre persiper nje pjese te shpenzimeve per ciftin Wulff. Sipas Groenewold behej fjale per diferencen mes shumes qe kish paguar Wulff dhe cmimit qe ka pasur vertete dhoma e hotelit.

Avokati i Wulff-it i tha revistes se klienti i tij ka marre nje fature te veten per hotelin. Shumen e kesaj fature ai e ka paguar komplet vete dhe me pas e ka rimbursuar permes ministrise se shtetit dhe partise kristiandemokrate te Saksonise se Ulet. Kjo sepse Wulff ka pasur edhe takime te tjera ne Munih si ne nivelin e kryeministrit te landit ashtu edhe ne funksionin partiak. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Christian Wulff dhe e shoqja Bettina me Angela Merkelin

Me gjase Wulff-i nuk ka patur dijeni per kompensimin e shpenzimeve

Sipas gazetes Bild am Sonntag ne shpenzimet e hotelit eshte fjala per nje cmim suplementar per nje suite luksoze ne hotelin Bayerischer Hof. Avokati i Groenewold-it i tha kesaj gazete se Klienti im ka paguar 200 euro per cdo nate ne menyre qe z. Wulff te kishte nje dhome me kategori me te mire. Fjala eshte per dy nete gjithsej pra nje shume prej 400 eurosh. Por vet Wulff-i nuk ka pasur dijeni per kete pagese shtese. Arsyeja ka qene se Wulff pati ardhur papritur se bashku me te shoqen dhe femijet. Si rrjedhoje Groenewold aranzhoi ndryshimin e dhomes e kesisoj Wulff-it i dhane nje dhome me te madhe.

Gazeta Frankfurter Allgemeine e se dieles njofton gjithashtu se ka te dhena qe hulumtimet e gazetareve e kane nxitur Wulff-in ta shnderroje kredine ne banken BW ne nje kredi me kushte te favorshme. Si banka ashtu edhe Wulff-i paten deklaruar se me 25 nentor 2011 kishin rene dakord ne telefon qe huane me planifikim fleksibel ta kthenin ne nje kredi hipoteke me interes shume me te larte. Ne te njejten dite ish-zedhenesi i Wulff-it Olaf Glaeseker pati telefonuar ne zyren e kryeredaktorit te gazetes Bild per tu ankuar lidhur me hulumtimet tek fqinjet e Wulff-it ne shtepine e tij ne Grosburgvedel thuhet ne kete shkrim.

Merkel e mbeshtet Wulff-in

Kancelarja Angela Merkel ka theksuar se e vlereson Wulff-in. Njekohesisht ajo vuri ne dukje se Wulff-i do tu pergjigjet te gjitha pyetjeve qe kane lidhje me huane e tij si dhe me akuzat qe kane te bejne me qendrimin e tij ndaj gazetareve. Si vleresimi per punen e tij ashtu edhe pergjegja ndaj pyetjeve te shtruara ndodhen ne nje kontekst i tha kancelarja radios kombetare gjermane Deutschlandfunk. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pritja e Presidentit per vitin e ri 2012

Presidenti do tu pergjigjet edhe pyetjeve te reja nese do ti shtrohen. Nderkohe qe ato pyetje qe i jane shtruar ne pjesen me te madhe kane marre pergjigje tha Merkel. E rendesishme eshte qe asnje pyetje te mos mbetet e hapur. Nese ka nevoje per sqarim duhet te jepet nje pergjigje tha Merkel. E pyetur nese Wulff mund te vazhdoje te qendroje ne post pas gjithe ketij diskutimi qe vazhdon prej javesh Merkel tha Une mendoj se ai mund te vazhdoje te qendroje ne post. Tani le te presim nje here se si do te vazhdoje ky vit. Ajo eshte e mendimit se presidenti do ta vazhdoje punen e tij te mire.

Kryeministri i Saksonise se Ulet kristiandemokrati David McAllister eshte distancuar nga pararendesi i tij. Ai premtoi gjithashtu se do ta zbardhe plotesisht aferen e huase. Nese ka pasur deklarata te rreme te qeverise se landit ne parlament atehere ne do ti korrigjojme ato i tha McAllister gazetes Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung.

Autor A. Sigrist / V.Filaj-Ballvoradpa rtr dapd afp
Redaktoi A. Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›